Ish-hetuesi i krimeve të rënda jep detaje: Fatoni ka qenë aq i rrezikshëm sa ka arrit me ikë për 12 minuta nga burgu

Ish-hetuesi i krimeve të rënda në Policinë e Kosovës, Mehdi Kozhani është shprehur se i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, i cili dyshohet se është vrarë nga forcat policore në Serbi, ishte tejet i rrezikshëm. Ai ka folur për disa eksperienca që kanë kaluar si policë me të, saktësisht deri tek kapja e…

Lajme

23/07/2024 09:16

Ish-hetuesi i krimeve të rënda në Policinë e Kosovës, Mehdi Kozhani është shprehur se i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, i cili dyshohet se është vrarë nga forcat policore në Serbi, ishte tejet i rrezikshëm.

Ai ka folur për disa eksperienca që kanë kaluar si policë me të, saktësisht deri tek kapja e tij kur kishte ikur dhe kishte goditur zyrtarët policorë të Kosovës.

“Faton Hajrizi është shtetas i Kosovës edhe ai person e ka meritu të jetoj por të jetë nën kontrollin e shtetit. Hajrizi ka qenë i dënuar dhe duke e vuajt burgun në Sigurisë së Lartë, në Dubravë pastaj në Smrekonicë. Por, megjithatë shteti ka përgjegjësi. Të gjithë të dënuarit potencialisht janë mundësisht për arratisje, të gjithë e ëndërrojnë arratisjen, por shteti duhet të jenë të kujdesshëm. Për atë janë gardianët, shefat, e deri tek hierarkia më e lartë e shtetit që kanë kapacitete që të monitorojnë burgjet dhe duhet të jenë sy qel e të analizojnë të dënuarin kush ka lëviz. Faton Hajrizi unë jam përballur me të, jo si individ, por si hetues e kam hetuar kur ka ikë në vitin 2007 me grupin e atyre të tjerëve që kanë ikur. Në atë kohë ai dhe një grup i caktuar kanë arrit edhe një armë me e shti brenda burgut në Dubravë Përmes Dubravës kanë ikur dhe neve na kanë shkaktu kogja një problematik.  Nga të gjitha burgjet ikin, edhe nga Amerika e Evropa .Shteti duhet ët jetë shumë vigjilent. Kur ka ndodhur arratisja e këtyre personave dhe kemi shkuar gradualisht e i jemi vu pas, e s’ka dështu ka qenë hetim maksimal me të gjitha kapacitetet. Atëkohë s’ka qenë FIT, por këta të UNMIK-ut që kanë ndërhy në operacione speciale”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Po ashtu Kozhani theksoi se atë kohë të arratisjes, Fatoni është ndarë me njërën pjesë të grupit, kurse pjesa tjetër kanë vazhduar për në Maqeoni.

“Ne kemi arrit me dëshifru operacionin, e ka grabit argjendarinë, e ka plagos pronarin e policin e pastaj e ka plagos policin tjetër në një vend tjetër. Pastaj na kemi shku tu i ndjek ata dhe kemi arrit për mbi 10 ditë me e arrest atë me gjithë shokët e tij. Përpos atyre djemve që kanë shku në Maqedoni e s’janë kthy e janë të vrarë.Janë këta Ramadan Shyti i Kaçanikut edhe një i Malishevës, Xhavit më duket, mbiemri s’më duket kanë ik shtatë-tetë persona. Burim Basha. Pra janë nda grupet s’kanë shku të përbashkët, Fatoni është nda me Bashën dhe personin nga Shqipëria. Në fakt njësia speciale ka hezitu atë natë me ndërhy ku i kemi thënë se janë me armatim e gjithçka ku rrezikshmëria shumë e lartë ka qenë, port ë nesërmen në mëngjes e kemi përcjell dhe hetuesit tanë civil e kanë arrest pa njësinë speciale kanë zënë me revole, por e kanë neutralizu”,theksoi ai.

Sipas ish-hetuesit policor, Fatoni ka qenë tejet i rrezikshëm dhe i njëjti ka arritur që për 12 minuta të ikën nga burgu.

“Fatoni me keqardhje e them tash se ka familje e duhet të kemi kujdes, si personalitet ka qenë shumë i rrezikshëm. Ai s’ka  hezitu që t’i vrasë edhe policët këtu edhe qytetarët e vendit tonë.Ai veç e ka dashtë lirinë, nuk e ka dashtë më me u arrest. Sa herë që ka ikë ka dashtë të jetë i lirë, qoftë edhe një minutë. Herën e fundit në 2011, 12 minuta ka ik përmes burgut ët Prizrenit. Por është zënë në një qebaptore në Prizren. Pra ka ik për 10 deri në 12 minuta”./Lajmi.net/