Ish-gruaja e Behgjet Pacollit shkon në Shqipëri për të ndihmuar
Anna Oxa do jetë prezent edhe tek festivali 'Kënga Magjike'.
ShowBiz
Atë që shumëkush e mori si një nismë personale, për pak orë është kthyer në një virale mes artistëve shqiptarë dhe jo vetëm.
Programi televiziv ‘E diela Shqiptare’, erdhi me një strukturë rubrikash të pa dëgjuar më parë. Ardit Gjebrea befasoi që në fillim duke kthyer timonin e së dielës drejt një të diele dedikuar plotesisht mbështetjes për të gjithë të lënduarit dhe fatkeqët e tërmetit të 26 nëntorit.
Nëpërmjet kamerës që mesa duket e ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj jave, Gjebrea tregoi dhe ofroi mbështetje për disa familje, madje duke vënë në dispozicion të vetmin ‘fëmijë’ të tij: festivalin ‘Kënga Magjike’.
Ai tregoi se kishte qenë pikërisht bashkëshortja e tij Anila, inspirimi për të marrë një vendim të tillë. Bashkë me producentin, u bashkuan të gjithë artistët pjesëmarrës në unanimitet, madje edhe të gjithë këngëtarët nga shumë shtete të botës.
Nën hashtagun #këndojpërtëndërtuar, me të ardhurat e biletave të tri netëve të Kënga Magjike, do të ndërtohet shtëpia e familjes Caci, një familje në Thumanë, të cilëve shtëpia u deklarua e pabanueshme. Një telefonatë, këngëtarja e madhe e muzikës italiane Anna Oxa ka telefonuar producentin Gjebrea, me te cilin ka patur shumë bashkëpunime, për ta pyetur rreth ngjarjeve në vend dhe gjëndjes aktuale. Veç të tjerave, e pyeti edhe se si po shkonte festivali. Dhe pasi Arditi i ka treguar për ndërrimin tashmë të destinacionit të ‘Kënga Magjike’ nga një garë këngësh në një mbështetje për të ndërtuar shtëpitë e humbura, Oxa, jo vetëm e ka përgëzuar, por ka vendosur të bashkohet me të gjithë artistët shqiptarë pjesëmarrës duke ardhur natën e parë në Tiranë, të blejë një biletë dhe do të jetë e pranishme në salle. Gjebrea nuk e deklaroi këtë si një trofe, por si mbështetje për një kauzë të madhe, kauzë e cila po lind për herë të parë në Shqipëri në historinë e festivaleve dhe ka marrë mbështetjen e thuajse të gjithë ndjekësve të tij në vite.
Kujtojmë që tre ditë më parë këngëtarja Besa Kokëdhima deklaroi dorëheqjen nga festivali, pasi nuk e përballonte dot ngarkesën emocionale pas tërmetit të fuqishëm.