Ish-gjyqtari Simmons godet sërish EULEX-in: Turp, ju nuk e kuptoni sundimin e ligjit në Kosovë

Ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka vazhduar me kritikat e tij të ashpra kundrejt misionit në të cilin dikur ai punonte.

Lajme

14/04/2021 10:31

Teksa ka komentuar takimin e shefit të misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark me presidenten Osmani, Simmons ka lëshuar edhe disa kritika të forta në drejtim të misionit të EULEX-it, shkruan lajmi.net.

Në një postim në Tëitter, ai thotë se përderisa presidentja Osmani dhe qeveria e Kosovës mund ta kuptojnë sundimin e ligjit në Kosovë, është një turp që EULEX-i nuk e kupton këtë. Madje ka thënë se as vet Wigemark nuk e kupton.

Këto komente ai i ka bërë pasi që Wigemark në postimin njoftues për takimin me Vjosa Osmanin, ka thënë se kjo e fundit është një avokate e trajnuar dhe nuk ka nevojë t’i shpjegohet rëndësia e sundimit të ligjit. /Lajmi.net/

 “Unë pa dyshim besoj që qeveria e re e Kosovës dhe Vjosa Osmani e  kuptojnë shtetin e së drejtës. Është turp që EULEX-i dhe BE-ja nuk e kupton”.