Ish gjyqtari i Premierligës: Ja pse u akordua penalltia në ndeshjen PSG 1:3 Man Utd

Ish gjyqtari i Premierligës, Peter Walton, i ka dhënë të drejtë gjyqtarit që drejtojë ndeshjen PSG 1:3 Manchester United, tek vendimi i akordimit të penalltisë.

Sport

07/03/2019 09:27

Manchester United siguroi kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve me një gol të shënuar në minutën e 94’ nga penalltia, e cila është fituar me VAR.

Ish gjyqtari i Premierligës, Peter Walton, ka këmbëngulur se akordimi i penalltisë ishte një vendim i drejtë.

“Ne e cilësuam vendim të drejtë”, ka deklaruar Walton, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne u ulëm këtu, ne e pamë atë dhe mënyra se si ka vepruar Kimpembe, duke e lënë krahun hapur, duke e kthyer shpinën, duke mos e marrë përgjegjësinë se ku është topi”.

“VAR, një vendim i madh. Pikërisht pse VAR është futur në punë është që të sigurohet nëse kontakti ishte brenda zonës, prandaj ai mund të gjykojë mbi të nëse ishte një penallti e mundshme”.

“Për mua, kjo ishte lojë me dorë. Ai nuk është përpjekur të largojë krahun, ai ka kthyer shpinën dhe nuk ka marrë përgjegjësinë për krahun e tij”./Lajmi.net/