Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kryeziu: Bllokada e Kuvendit është politike dhe duhet të tejkalohet
Profesori i së Drejtës Kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një intervistë për Radio Kosovën, tha se situata aktuale rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë mund të zgjasë pafundësisht, prandaj ajo duhet zhbllokohet. Kryeziu theksoi se bllokada e krijuar është politike dhe duhet të tejkalohet me vazhdimin e…

Lajme
Profesori i së Drejtës Kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një intervistë për Radio Kosovën, tha se situata aktuale rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë mund të zgjasë pafundësisht, prandaj ajo duhet zhbllokohet.
Kryeziu theksoi se bllokada e krijuar është politike dhe duhet të tejkalohet me vazhdimin e seancës brenda 48 orëve, ashtu siç e përcakton rregullorja e Kuvendit.
“Veprimet janë politike, sipas perceptimeve të mia. Kuvendi është duke punuar me rregulloren e Parlamentit, por deputetët nuk e respektuan Rregulloren”, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një intervistë për Radio Kosovën.
“Tani ajo që duhet bërë në fakt, është vazhdimi i seancës çdo 48 orë, deri në zgjedhjen e trupave të Parlamentit, respektivisht krytarit dhe 5 nënkryetarëve”.
I pyetur se, LDK, PDK dhe AAK nuk e votuan raportin e Komisionit për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, me arsyetimin e Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij nuk kanë dhënë dorëheqje, Kryeziu u përgjigj:
“Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në momentin kur Parlamenti shpërbëhet, përkatësisht shpërndahet, në mënyrë automatike jep dorëheqje e tërë Qeveria, për shkak se Qeveria nuk mund të funksionojë pa Parlament. Në aspektin e dhënies së dorëheqjes formale me një letër, që është një formalitet, sa vërejta unë, Kurti ka dhënë dorëheqje, kështu që nuk ka telashe juridike. Ai mund të vazhdojë tani si ushtrues detyre, derisa të zgjidhet Qeveria e re. Duhet ta vazhdojë punën, sepse e ka detyrë edhe kushtetuese edhe ligjore”.
Për sa i përket afateve ligjore për konsituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, Kryeziu shprehet:
“ Po them në mënyrë metaforike: “deri sat ë lodhen”, sepse nuk ka afat kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Afati kushtetues për formimin e Qeveris, ndërkaq, nis të rrjedh vetëm atëherë kur partia më e madhe, përkatësisht Vetëvendosje, ia dërgon emrin Presidentes së vendit dhe nga momenti kur Presidentja e mandaton emrin e Kryeministrit, fillon të rrjedh afati kushtetues dhe në mënyrë akumuluese formimi i Qeverisë duhet të bëhet brenda 60 ditëve, ndryshe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat presidentja duhet t’i shpallë brenda 40 ditëve”.