Ish futbollisti i njohur e parashikoi fitoren e Trumpit (FOTO)

Phil Neville ka bërë të ditur se e kishte parashikuar se Donald Trump do të shpallej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sport

09/11/2016 14:22

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë befasuar shumëkënd.

Por, jo edhe ish futbollistin e Manchester United dhe Kombëtares angleze, Phil Neville, përcjell “Lajmi.net”.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se e kishte parashikuar fitoren e Trumpit.

“E kam ditur se do të fitojë Trump”, shkroi Neville.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.