Ish-futbollisti i Tottenhamit pëson aksident të rëndë, “praptohet” me veturë luksoze
Ish-futbollisti i Tottenhamit, Marcus Edwards ka pësuar aksident të rëndë trafiku. Edward, futbollist i Sporting Lisbonës, aksidentin me veturë e pësoi gjatë rrugës për në stërvitje, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net. Raportohet se ai është në gjendje të mirë dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Sporting Lisbonës. Gjithashtu, gjendja e tij po monitorohet edhe…

Sport
Ish-futbollisti i Tottenhamit, Marcus Edwards ka pësuar aksident të rëndë trafiku.
Edward, futbollist i Sporting Lisbonës, aksidentin me veturë e pësoi gjatë rrugës për në stërvitje, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.
Raportohet se ai është në gjendje të mirë dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Sporting Lisbonës.
Gjithashtu, gjendja e tij po monitorohet edhe nga departamenti mjekësor i klubit portugez.
Edward u aksidentua me veturën e tij luksoze të tipit, Range Rover.
24-vjeçari është pjesë e Sporting Lisbonës nga janari i vitit 2023 kur u transferua nga Guimaraes, ndërkaq ishte pjesë edhe e Tottenham Hotspur U23 deri në vitin 2019./Lajmi.net/
??| Marcus Edwards suffered a ‘huge’ car accident on his way to Sporting training.
He is doing well, in the company of Sporting officials, but will still be monitored by the club’s medical department.
[@Record_Portugal] pic.twitter.com/0OGR77Ppcg
— CentreGoals. (@centregoals) November 29, 2023