Ish-futbollisti i Romës, ndihmës-trajner te Shqipëria

Ndryshime në stafin e Kombëtares. Ish-mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares italiane do të jetë ndihmësi i Panuçit dhe do të zëvendësojë Paolo Rodolfin, i cili do të marrë postin e vëzhguesit të talenteve.

Sport

07/05/2018 15:46

Kaseti pritet në nis punën në fund të majit dhe do të debutojë në stolin e kuqezinjve në miqësoret e planifikuara.

40-vjeçari është një njohje e vjetër e Panuçit pasi së bashku kanë luajtur te Roma për disa vite.

Në të kaluarën, ish-mbrojtësi ka veshur fanellën e Veronës, Leçes, Udinezes, Uatfordit dhe Komos.

Lajmi për emërimin e Kasetit si ndihmës trajner i Kombëtares është konfirmuar edhe nga mediat italiane.