Ish-futbollisti i Leicester City e West Ham: Jam këtu për ta bërë Ferizajn një skuadër të fuqishme

Klubi i futbolli i Ferizajt ka kaluar në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës, Brian Christopher Deane, dhe disa donatorëve të tjerë shqiptarë, në një ceremoni zyrtare sot pasdite në kryeqytet.

Sport

07/07/2019 21:35

Deane pritet të ketë në skuadrën e Ferizajt, gjysmën e aksioneve në klub.

51-vjeçari ndryshe njihet si futbollisti i parë që ka shënuar gol në Premierligë të Anglisë, prejse ky kampionat është emëruar me këtë emër në vitin 1992.

Ndërkaq, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, Deane është shprehur tejet i lumtur.

“Faleminderit për mirëpritjen. Sa herë që vi në Kosovë, ndihem shumë mirë”, tha fillimisht Deane në një konferencë për shtyp.

“Siç e dini futbolli është synim primar për mua, andaj unë dua të vazhdoj kështu”, vlerësoi Deane.

“Jam këtu për ta bërë Ferizajn një skuadër të fuqishme si dhe me një akademi të mirë të të rinjëve”, pohoi Deane.

“Dëshiroj që edhe bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës të vazhdojë në të gjitha sferat. Do ta zhvillojmë klubin e Ferizajt”, shtoi ai.

Ferizaj e mbylli edicionin e kaluar në vendin e pestë, ndërsa me prurjet e reja në bord, objektivat janë edhe më të mëdha për edicionin e ri.