Ish futbollisti i Barcelonës transferohet në Madrid
Sulmuesi i Lazios, Keita Balde Diao mund të transferohet në La Ligë.

Sport
Sulmuesi i Lazios, Keita Balde Diao mund të jetë përforcimi i ri i Atletico Madridit.
Ish futbollisti i Barcelonës në grupmoshat e reja gjatë periudhës 2004-2011, i pëlqen shumë trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, raporton “Futbolatin.com”, përcjell “Lajmi.net”.
Keita konsiderohet si pasardhës i mundshëm i Jackson Martinez që nuk është ambientuar mirë në klub dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni.