Ish futbollisti i Arsenalit, luftëtar në Siri

Një ish futbollist i Arsenalit, i cili thuhet se ishte rritur me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, raportohet se i ëhstë bashkuar luftëtarëve xhihadist në Siri. Luftëtari që tani e quan veten Abu Issa Al-Andalusi, ia ka kthyer shpinën karrierës dhe jetës luksoze të futbollistit, pasi u radikalizua dy vjet më parë, u xhirua…

Sport

05/04/2014 15:41

Një ish futbollist i Arsenalit, i cili thuhet se ishte rritur me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, raportohet se i ëhstë bashkuar luftëtarëve xhihadist në Siri.

Luftëtari që tani e quan veten Abu Issa Al-Andalusi, ia ka kthyer shpinën karrierës dhe jetës luksoze të futbollistit, pasi u radikalizua dy vjet më parë, u xhirua me një AK47, në pamjet e publikuara në një faqe ekstremiste.

Sipas tabloidit Mirror, xhihadist të tjerë kanë njoftuar se luftëtari në fjalë “u rrit me Ronaldon në Angli, luajti për Arsenalin, braktisi futbollin, paratë dhe mënyrën evropiane të jetesës, për hirë të Allahut”.

Por, zyrtarë nga klubi londinez nuk e identifikojnë Al-Andalusin dhe nuk kanë njohuri nëse ai e përfaqësoi klubin në çfarëdo niveli.