Ish-futbollisti danez shkoi për ta parë ndeshjen Brondby – Lyngby, infekton me koronavirus të dy skuadrat

Virusi i tmerrshëm koronavirus është shpërndarë me shpejtësi në gjithë botën.

Sport

05/03/2020 18:20

E nga ky virus janë prekur edhe sportistët, ku ka disa raste në futbollin italian.

Së fundmi një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Superligën e Danimarkës, më saktësisht në takimin Brondby – Lyngby.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Danimarkës, Thomas Khalenberg kishte vendosur të shihte nga stadiumi këtë takim, por ai nuk ishte në dijeni se ishte infektuar me koronavirus.

36-vjeçari më vonë ka mësuar se është prekur nga ky virus me të cilin ishte infektuar në Amsterdam.

Ka qenë klubi i Brondbyt që ka njoftuar se Khalenberg tani është mirë, por që ka infektuar 13 persona të klubit dhe tre futbollistë të mysafirëve nga Lyngby.

Në mesin e të infektuarëve me virusin janë ë mbrojtësi Joel Kabongo, ndihmës-trajneri Martin Retov, gazetari i klubit Jimmy Brinskby si dhe psikologu Christian Engell.