Ish fituesi i BB zbulon katër finalistët e BBV sipas tij

Big Brother Albania ka arritur ta finalizojë këtë vit një format më ndryshe se vitet e kaluara.

ShowBiz

17/01/2022 18:35

Big Brother Vip ka arritur t’i bëjë bashkë disa nga personazhet publike duke provuar një eksperiencë si asnjëherë më parë, shkruan lajmi.net.

Teksa po cilësohet si formati më i shikuar nga Shqiptarët, jo rrallë për ngjarjet dhe lojën që po bëjnë banorët aty brenda kanë folur edhe ish fituesit nga edicionet e kaluara.

Kësaj radhe një deklaratë mjaft të fortë e ka bërë ish fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti.

I ftuar në emisionin “#Expuls” nga Ronaldo Sharka, Anaidi ka përmendur emrat e katër banorëve që ai i sheh si finalistë të këtij formati.

Sipas tij Donaldi, Iliri, Arjola dhe Monika janë banorët që e meritojnë dhe kanë dhënë më shumë nga vetja./Lajmi.net/