Ish drejtori i Barcelonës tregon si dështoi transferimi i Martinez

Ish drejtori i Barcelonës, Ramon Planes është rikthyer të flas për transferimin e dështuar të sulmuesit së Interit, Lautaro Martinez.

Sport

22/02/2022 15:00

Në verën e vitit 2020, argjentinasi ishte objektivi kryesor i katalunasve, por që marrëveshja nuk u arrit shkaku i mos marrëveshjes nga ana financiare, transmeton lajmi.net.

Planes për “SkySport” ka zbuluar se Martinez ka qenë shumë pranë kalimit te Barcelona, por shkaku i pandemisë së COVID-19, marrëveshja nuk u arrit.

“Lautaro Martinez ishte pranë kalimit te Barcelona. Negociatat ishin para COVID-19”.

“Kemi pasur shumë takime me agjentët dhe Interin, me të cilët kishim lidhje fantastike. Pastaj erdhi pandemia dhe gjërat ndryshuan”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Martinez rinovoi me Interin, por vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Giuseppe Meazza” në verën e ardhshme./Lajmi.net/