Ish-deputetja e PDK-së e quan “presidente të sëmurë” Vjosa Osmanin

Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj ka hedhur akuza të ashpra me një fjalor të rëndë në drejtim të presidentes Vjosa Osmani.

Lajme

14/04/2021 10:00

Ajo në një koment që ka lënë tek deputetja aktuale e PDK-së, Ganimete Musliu, madje e ka quajtur Osmanin si “presidente të sëmurë”, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se shpreson që të vetëdijësohet opinioni dhe ta ngris zërin kundër Osmanit që thotë se do të jetë e para pa asnjë meritë.

“Po du me besu qe do te vetedijesohen te gjithe e te ngrisin zerin kunder kesaj presidentje te semure me qene e para, pa kurrefare merite. Ndoshta nje dite ne vend se te protestohet per thenjet e Faik Konices, protestohet kunder atyre qe neperkembin vlerat e ketij vendi. Presidenti Hashim Thaçi dhe shoket e tij po sakrifikohen edhe sot per shtetin e Kosoves, mundi e sakrifica e tyre ka me ua thy qafen njerezve te pavlere si soji i kesaj, e ata bashke me shtetin e Kosoves kane me triumfu”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/