Ish-boksieri, Julius Francis, e rrëzon me grusht një person gjatë një përleshjeje në rrugë

Ndonëse i ka më shumë sesa 16 vite qëkur u pensionua nga boksi, Julius Francis nuk e ka telashe që të kthehet te habitati i tij i vjetër.

Sport

14/06/2022 11:56

Një gjë të tillë e bëri pikërisht gjatë ditës së sotme, teksa u përfshi në një përleshje në rrugë, ku më pas e goditi njërin nga personat që iu afrua me nervozizëm.

Francis fillimisht tentoi t’i mënjanohej kësaj turme, megjithatë asgjë tjetër nuk kreu punë pos grushtit që ia takoi me fytyrë personit, transmeton lajmi.net.

Goditja e Francis ishte aq e fortë saqë e shtriu përtokë kundërshtarin e rastësishëm.

Pas kësaj situate, personit të alivanosur iu desh një ndihmë për t’u kthjellur nga goditja.

Më poshtë gjeni momentin e përleshjes. /Lajmi.net/