Ish banori i “BB” per “Sunny Hill”: Dugi bonu fer, s’ke pritë leje por t’kan ofru ofertë më të mirë

"Sunny Hill Festival" do të mbahet pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.

ShowBiz

14/06/2022 21:47

Dy vite pas ky festival ka dështuar të mbahet në Prishtinë, kështu duke u zhvendosur në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Kjo zhvendosje është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” si dhe nga Dugagjin Lipa organizatori i këtij festivali.

Ky dështim ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë fytyra publike kanë kritikuar lidhur me këtë lëshim.

Ish banori i “BB”, Vesel Kurtishaj ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas tij viktimizimi i Dukagjin Lipës lidhur me “vonesën e lejes”, është e padrejtë.

Kurtishaj u shpreh se e mirëkupton Lipën, dhe se sipas tij fajin duhet adresuar drejt dikujt, dhe se sipas tij më e lehta ishte të shahet ministria.

Gjithashtu ai ka shtuar se Lipa nuk ka pritur leje por ka marrur ofertë më të mirë nga Tirana.

Përtej kësaj ai e ka cilësuar Tiranën si vend më i duhur për t’u mbajtur “Sunny Hill”./Lajmi.net/