Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA

Gregory W. Kehoe, avokati i njohur i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024, është emëruar së fundmi në një nga postet më të rëndësishme ligjore në ShBA. Administrata e presidentit Donald Trump e ka emëruar Kehoe si Prokuror të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara për Qarkun…

Lajme

13/05/2025 22:40

Gregory W. Kehoe, avokati i njohur i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024, është emëruar së fundmi në një nga postet më të rëndësishme ligjore në ShBA.

Administrata e presidentit Donald Trump e ka emëruar Kehoe si Prokuror të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Mesëm të Floridës. Emërimi është zyrtarizuar më 31 mars 2025, nga Sekretarja e Drejtësisë dhe Prokurore e Përgjithshme, Pam Bondi, bëhet e ditur në njoftim.

Ky ndryshim vjen si pjesë e një rotacioni të bërë nga administrata e re, e cila ka zëvendësuar të prokurorët federalë në tre zonat e Floridës.