Ish-ambasadori Dell: Hakmarrja e Vetonit s’mund ta ndryshojë historinë, krenar me Jahjagën

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell, duke komentuar kalimin e propozimit për antarësim të Kosovës në UNESCO, ka thënë se ndihet krenar me Presidenten Atifete Jahjaga, dhe pavarësisht hakmarrjes dhe përpjekjes së Veton Surroit, historia s’mund të ndryshohet.

Lajme

22/10/2015 07:44

Dell në një postim në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një shkrim të Al Jazeera’s për portretin e Presidentes Jahjaga, ka sulmuar Veton Surroin dhe opozitën, duke thënë se ndihet krenar me Presidenten Jahjaga.

“E gjithë hakmarrja dhe përpjekja e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe rrjedhën e ngjarjes nuk mund t’i ndryshojë dy fakte:

Presidentja Jahjaga ka bërë më shumë për Kosovën në imazhin ndërkombëtar se sa çdokush tjetër ka bërë, ose do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai apo dikush tjetër) për t’i shërbyer kombit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretën e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetues”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar edhe vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO, më tutje Dell thotë se “mendjet e vogla kritike” duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotsjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyllë me “Krenar me Presidenten”.