Ish ambasadori amerikan: Qeveria e Serbisë më e përgatitur se ajo e Kosovës

Ish ambasadori i SHBA në Serbi ,William Montgomery, thotë se roli i SHBA qoftë direkt ose indirekt në dialogun e Brukselit mes Serbisë dhe Kosovës, është rol vital.

Lajme

21/12/2017 21:03

Sipas tij, SHBA bëjnë presion tek pala kosovare dhe shtrijnë ndikimin e tyre në marrëveshjet e arritura, ndërkaq pala serbe është e vendosur dhe e bashkuar dhe nuk ka nevojë për presion ndaj saj.

Ai thotë se pala kosovare do të nënshkruajë vetëm marrëveshjet nga të cilat kanë konfirmimin dhe mbështetjen e plotë të SHBA, ndërkaq Qeveria e Serbisë është e unifkuar dhe e gatshme të reagoj kur duhet, transmeton lajmi.net.

Sipas Montgomery, Qeveria e Serbisë ka dëshmuar se di të veprojë e reagoj në situata ta caktuara, në mënyrë të vendosur dhe të qartë.

Duke folur për faktin e pamundësisë që Serbia të ketë marrëdhënie të mira me SHBA dhe Rusinë në të njejtën kohë, Montgomery u shpreh se Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira me secilin shtet.

Sipas tij fokusimi për zhvillimin e marrëdhënieve të mira vetëm me dy vende nuk është gjë e duhur, ngase këto marrëdhënie duhet të marrin shtrirje shumë më të gjerë. /Lajmi.net/