Isco tallet me Barcelonën me një “like” në Instagram

Shikojeni çfarë ka bërë mesfushori i Real Madridit, Isco në Instagram.

Sport

21/08/2019 17:53

Mesfushori i Real Madridit, Isco ka krijuar polemika me pëlqimin e një postimi në Instagram.

Reprezentuesi spanjoll ka bërë “like” në një postim që shkruante: “Loja e PSG në bisedimet për Neymarin me Bartomeun”, raporton “El Chiringuito”, transmeton lajmi.net.

Isco me pëlqimin e postimit duket sikur kishte për qëllim ngacmimin e tifozëve të Barcelonës për pritjen e tyre të vazhdueshme për rikthimin e brazilianit në Camp Nou.

Shikojeni për cilin postim bëhet fjalë. /Lajmi.net/