Isco: Nëse përjashtohemi, ky është fajtori

Mesfushori i Real Madridit, Isco, fajëson drejtuesit e klubit për aktivizimin e Denis Cheryshevit të suspenduar në duelin ndaj Cadizit në Copa del Rey.

Sport

03/12/2015 08:57

Real Madrid rrezikon të përjashtohet nga Copa del Rey për aktivizimin e Denis Cheryshev, i cili ishte i suspenduar.

“Los Blancos” e fituan takimin me rezultat 3:1.

Por, Cheryshev, realizator i golit të parë nuk kishte të drejtë loje.

“Shpresoj, për të mirën e futbollit, që të jemi në gjendje të zhvillojmë ndeshjen e kthimit”, deklaroi Isco për “Canal+”, përcjell “Lajmi.net”.

“Kam dëgjuar për suspendimin e Cheryshevit në pjesën e dytë. Kjo është përgjegjësi e drejtorëve, andaj ata duhet të merren me këtë punë. Ne e bëmë punën tonë që ishte fitorja”, u shpreh ai.