Isco në Premierligë?

Kampionati i ardhshëm për Iscon do të jetë Premierliga.

Sport

19/12/2016 09:21

Mesfushori i Real Madridit, pritet të largohet nga “Los Blancos” pas përfundimit të sezonit.

Mediat spanjolle shkruajnë që Arsenali ka rritur ndjeshëm interesimin për spanjollin në orët e fundit, përcjellë “lajmi.net”.

Klubi londinez është një alternativë e pëlqyer edhe për vetë Iscon, të cilit mund t’i përshtatej loja e bukur që bën skuadra e Arsene Wenger.

Shkaktari kryesor për largimin e Iscos nga Reali është minutazha e vogël, pasi që fantazisti kërkon më shumë minuta në fushë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.