Isco frikëson Realin
Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka thënë se nuk mund të jetë i lumtur në Santiago Bernabeu përderisa nuk është titullar tek Los Blancos.

Sport
Pavarësisht kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nuk mungojnë pakënaqësitë në Real Madrid.
Mesfushori Isco ka pranuar se nuk është i lumtur në Santiago Bernabeu, duke hedhur dyshime mbi qëndrimin e tij në klub për sezonin e ri.
“Mendoj se jam duke punuar mirë, por nuk mund të jem i lumtur kur qëndroj në bankinë”, deklaroi Isco gjatë një interviste me televizionin “Canal+”.
Isco kërkohet nga Arsenali në Premierligë.