Isco është e ardhmja e Realit dhe e Spanjës

Isco ka qenë thjeshtë brilliant me paraqitjen e tij në ndeshjen e djeshme të Spanjës kundër skuadrës së Bjellorusisë. Mediat botërore kanë shkruajtur se ai tashmë është e ardhmja e skuadrës së Real Madridit dhe e Kombëtares së Spanjës.

Sport

16/11/2014 09:16

Isco ishte inspirues në ndeshjen e djeshme të Spanjës kundër Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2016.

Ai ishte realizues i golit të parë që ishte thjesht një eurogol. Përpos kësaj, spanjolli pati performancë mbresëlënëse në këtë takim duke qenë lojtari kryesor i Kombëtares së tij.

Mediat tashmë janë duke shkruajtur për të, të cilin e cilësojnë si e ardhmja e skuadrës së Real Madridit dhe e Kombëtares spanjolle.

Përndryshe, saktësia e pasimeve të tij në ndeshjen e djeshme ishte 83%, duke qenë dirigjues i mesfushës ofanzive për skuadrën e tij.