Isco: Duam fitore në Camp Nou

Edhe pse ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Realit është disa javë largë për tu zhvilluar, tensionet kanë filluar të rriten që nga tani, sidomos me deklaratën e Iscos, i cili ka thënë se Los Blancos duan vetën fitore në atë takim.

Sport

08/03/2015 08:50

Isco është shprehur shumë optimist për ndeshjen kundër Barcelonës duke thënë se skuadra e tij nuk do të kërkojë asgjë tjetër përpos fitores.

“Ne kemi ndjenja negative pas humbjes kundër Bilbaos. Kishim avantazh në ligë por tani kaluan dy ndeshje dhe ne nuk kemi shënuar fitores”.

“Neve nga mungon freskia e cila është një gjë shumë normale për një skuadër si Real Madridi”.

“Liga është e vështirë por shumë e gjatë. Pas disa javëve ne udhëtojmë në Camp Nou me entuziazmin e tërë botës. Duam të shënojmë fitore”, përfundoi spanjolli fjalët e tij pas takimit kundër Bilbaos.