Ischinger pas takimeve në Berlin: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është vonuar
Ish-Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Wolfgang Ischinger, ka vlerësuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vonuar, teksa ka kërkuar që ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, t’i dilet në ndihmë.

Lajme
Ischinger këto deklarata i ka bërë pas takimeve të zhvilluara në Berlin, nëpërmjet ‘Twitter’-it të tij. Ai ka falënderuar Bundestagun për, siç e ka quajtur ai, ringjalljen e përpjekjeve për normalizim raportesh Prishtinë-Beograd, shkruan lajmi.net.
“Faleminderit Kancelar për ringjalljen e përpjekjeve për të kapërcyer ndarjen midis #Beogradit dhe # Prishtinës. Kanë kaluar 14 vjet nga shpallja e Pavarësisë së #Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe është i vonuar! Miroslav Lajçak ka nevojë për mbështetje urgjente!”, ka shkruar ish-diplomati gjerman, duke përmendur vetëm kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në postimin e tij.
Thank you @Bundeskanzler for re-energizing efforts to bridge the divide between #belgrade and #pristina. It has been 14 years since the Declaration of Independence of #Kosovo. Normalizing the bilateral relationship is overdue! Miroslav Lajcak needs urgent support! @albinkurti
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) May 5, 2022
Kryeministri Kurti dhe Vuçiqi u takuan të mërkurën në mbrëmje në një darkë joformale në Berlin, për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar.
Darka pasoi takimet e ndara të të dy udhëheqësve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilat u diskutua, bashkërendimi i reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe bashkëpunimin rajonal.
Kancelari Scholz kishte ftuar në Berlin të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Takimit i ishte bashkuar edhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. /Lajmi.net/