Isa Mustata kërkoi anulimin e kontratës së djalit të tij

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ai nuk ka pasur asnjë informatë për rregullimin e një makine të Qeverisë e cila ka pasur garancionin në të njëjtin servis por që është mirëmbajtur në servise tjera dhe pastaj ka dal se janë kapërcyer të gjitha rregullat, prandaj është dashur një kontratë e re.

Lajme

16/09/2015 10:15

Mustafa tha se ai ka kërkuar që kjo kontratë të ndërpritet.

Kreu i ekzekutivit ka fol edhe për nivelin e korrupsionit në Kosovë pas publikimit të disa të dhënave nga shoqëria civile.

Ai në mbledhjen e Qeverisë tha se perceptimi për korrupsionin nga qytetarët del të jetë i lartë çka po ndikon në ndërtimin e një shteti ligjor dhe integrimit të Kosovës në BE dhe organizma të tjera ndërkombëtare.

Mustafa u ka kërkuar të gjithë ministrave që të punojnë që në mënyrë që eliminojnë çdo lloj korrupsioni në dikasteret që udhëheqin. Derisa është shprehur i kënaqur që për tetë muaj të Qeverisë së tij nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive.

Mustafa ka përgëzuar disa prej ministrave që nuk kanë nënshkruar kontrata të cilat kanë dyshuar se nuk janë respektuar procedurat në mënyrë të rregullt./ K.P.