Isa Mustafa u takua me Ambasadoren e Francës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel.

Lajme

15/10/2019 15:52

Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK, transmeton lajmi.net.

 Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë. /Lajmi.net/