Isa Mustafa: Sot është një ditë të madhe

Isa Mustafa ka uruar qytetarët në 6 vjetorin e Pavarësisë. Ai ka thënë se është detyra e jona që këtë vepër monumentale ta ndërtojmë edhe më shumë.

Lajme

17/02/2014 09:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët për gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këtë vepër monumentale duhet ta ndërtojmë edhe më tej.

“Ju uroj sot, një ditë të madhe, Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Para gjashtë viteve institucionet tona shpallën pavarësinë e vendit’.

“Është detyrë e jonë, që këtë vepër monumentale të Presidentit Rugova, të Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, të shumë patriotëve e liridashësve, ta ndërtojmë sipas vullnetit tuaj”, ka shkruar në Facebook Isa Mustafa.