Isa Mustafa pret kthimin e Listës Serbe në institucione

Kryeministri i Kosovës ka thënë se pret kthimin e ministrave dhe deputetëve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Lajme

12/02/2015 16:48

Mustafa ka thënë se në dy ditët e ardhshme do të bisedojë me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq.

Ai ka thënë se do të bisedojë edhe me kryetarin e listës serbe, Aleksandar Jabllanoviq, të cilin e ka shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim e Komunitete për ta gjetur mënyrën që deputetët serbë dhe ministrat ta vazhdojnë punën.

Për këtë temë Mustafa tha se ka biseduar edhe me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

“Kemi biseduar në margjinat e takimit në Bruksel edhe për këtë temë dhe unë besoj që së shpejti Lista Serbe do të kthehet në Kuvend.

Mediat serbe raportojnë se Lista Serbe ka marrë vendim që derisa përfaqësuesit e palës shqiptare nuk gjejnë zgjidhje për situatën aktuale, është menduar se përfaqësuesit e Qeverisë, “deputetët dhe kryetarët e komunave serbe të ndërpresin komunikimin me Qeverinë në Prishtinë”, raporton Kosovapress.