Isa Mustafa: Në vitin 2017 larguam ministrat që u zgjodhën deputetë për të shmangur shkeljen e Kushtetutës
Për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka folur sërish ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se në vitin 2017, kishte liruar nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit. Krejt kjo siç thotë ai nuk u ndërmor…

Lajme
Për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka folur sërish ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se në vitin 2017, kishte liruar nga detyra një zëvendës kryeministër dhe 8 ministra të cilët kishin fituar mandatin e deputetit.
Krejt kjo siç thotë ai nuk u ndërmor që të jemi shembull i zbatimit të Kushtetutës, por që të preventojmë të mos bëhemi shembull i shkeljes së saj.
“Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri. Këtë veprim nuk e ndërmorëm që të jemi shembull i zbatimit të Kushtetutës, por që të preventojmë të mos bëhemi shembull i shkeljes së saj”, ka shkruar ai.
Derisa tha se Qeveria në detyrë nuk duhet ti lejojë vetes veprim antikushtetues dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: