Isa Mustafa ndjen nostalgji për Prishtinën, thotë se ia ndryshuan pamjen kryeqytetit (Foto)
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duket se ende ndjen nostalgji për kohën sa ishte kryetar i Prishtinës. Ai sonte ka publikuar disa fotografi të Sheshit ‘Nënë Tereza’ të cilat gazeta New York Times i ka vlerësuar si ‘lagjet më cool në Ballkan.

Lajme
Ja postimi i plotë i Mustafës:
Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe, siç është rasti me Sheshin “Nënë Tereza”, të cilin New York Times e vlerësoi si një ndër “Lagjet më cool në Ballkan”.
Dhjetëra projekte të tilla që ia ndryshuan pamjen kryeqytetit, janë përfunduar në mandatin e kaluar dhe ato janë produkt i fokusimit të plotë në qeverisjen lokale.
Sheshi “Nënë Tereza” u ndërtua me një pasion të pashembullt të bashkëpunëtorëve të mi, sidomos të drejtorit të Infrastrukturës, Ridvan Shahini, arkitektes Luljeta Sokoli dhe drejtoreshës së Kulturës, Vlora Dumoshi.