Isa Mustafa i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nga nesër do të kemi qeveri me mandat të plotë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në konferencën për media pas takimit të kryesisë së partisë ka folur rreth votimit të qeverisë nesër dhe rreth propozimit të kryetares së Kuvendit dhe anëtares së LDK-së, Vjosa Osmani për një qeveri tranzitore.

Lajme

02/06/2020 19:46

Mustafa është shprehur i bindur se Hoti i ka votat e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, shkruan lajmi.net.

“Unë jam shumë i bindur që votat janë, edhe të LDK-së edhe të partnerëve të tjerë të koalicionit, prandaj nesër do të votohet qeveria e re”, tha Mustafa.

Më tutje, i pyetur për idenë e Osmanit lidhur me qeverinë tranzitore, ka thënë se nesër Kosova do të ketë qeveri të re me mandat të plotë.

“Nesër do të kemi qeveri të re, edhe kjo qeveri e re do të punojë, në vazhdim të punës së kësaj qeverie, nëse ka interesa të tjera në të mirë të vendit, ne do t’i konsiderojmë. Por kjo qeveri nuk është e tranzicionit, është qeveri me mandat të plotë.”, tha ai.

Ai shkurt ka thënë se Kosova nesër do të bëhet me kryeministër, dhe ai do të jetë Avdullah Hoti.

“Ne do të kemi nesër kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin”. /Lajmi.net/ 

https://www.facebook.com/lajminet/videos/866846353836277/