Isa Mustafa i ka “trashur” xhepat

Isa Mustafën posti i kryetarit të Kuvendit e gjen më të pasur se dikur. Jo me pasuri të paluajtshme, por me para që i ka në dispozicion në bankat në Kosovë.

Lajme

21/08/2014 20:44

Te deklarimi i pasurisë të bërë një vit më parë, Mustafa ka shkruar se ka mbi 23,400 mijë euro para në BpB, si dhe 3,175 të tjera në ProCredit Bank.

Por tani ai ka më shumë se 55 mijë euro në bankat në Kosovë.

Në BpB ka deklaruar se ka 6,701 euro, kurse në ProCredit 13,206 e që duket se në xhirollogari tjetër në po të njëjtën bankë i ka edhe 35,702 euro.

Sa i përket paluajtshmërisë, ai gjithmonë deklaron se ka një shtëpi prej 180 m2 trashëgimi familjare, e vlerësuar 138 mijë euro, si dhe një tokë, gjithashtu trashëgimi, me vlerë 365,000 euro.

Ai nuk ka deklaruar që ka ndonjë tjetër paluajtshmëri. Madje duket se as veturë nuk ka në emër të tij, kurse në Instituin RIINVEST vazhdon të ketë aksione në vlerë 20 mijë euro.