Isa Mustafa falënderon vetëm një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dhënë falënderime gjyqtarit amerikan Robert Carolan, për siç ka shkruar ai, korrektësinë dhe objektivitetin e tij karshi vendimit të sotëm politik të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme
Ai këtë falënderim e ka bërë përmes rrjetit social facebook, ndërsa Carolan, i cili është falënderuar nga Mustafa, ka thënë para disa orësh për vendimin e gjykatës Kushtetuese, se përfundimi dhe arsyetimi i shumicës, në këtë rast, është i gabuar për arsye se keqinterpreton gjuhën specifike të Kushtetutës.
“Po ashtu, përpiqet gabimisht të përgjigjet në pyetje që Gjykata Kushtetuese nuk ka autoritet të përgjigjet. Duke vepruar në këtë mënyrë, është arritur në përfundimet e gabuara në lidhje me faktet e rastit, me ligjin e zbatueshëm dhe me Rregulloren e punës të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
(KosovaPress)