Isa Mustafa dhe Ali Ahmeti takohen “rastësisht” (FOTO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sonte në Shkup Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa në hapjen solemne të Televizionit 21 në Maqedoni.

Lajme

21/09/2015 23:51

Indeks.mk merr vesh që Ahmeti dhe Mustafa kanë diskutuar shkurt rreth çështjeve që kanë mbetur të hapura pas takimit të tyre në muajin Prill të këtij viti.

Ndër këto çështje janë edhe mbledhja e përbashkët e qeverive të Shkupit dhe të Prishtinë, kalimi i kufirit vetëm me letërnjohtime si dhe përshpejtimi i hapjes së kufirit Belanoc – Stanqiç.

Ahmeti për këto çështje ka diskutuar sonte edhe me ish Ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj i cili kryeson Komisionin e Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Isa Mustafa e Ali Ahmeti