Isa është kandidati i LDK-së për kryeministër, Ramushi bie nga kombinimi
Arben Gashi, deputet i LDK-së, ka hedhur poshtë zërat se brensda AAK-së se pë këtë edne nuk është vendosur brenda Bllokut.
Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka konfirmuar se kjo parti ka vendosur që ta ketë kandidatin e saj për kryeministër, duke i hedhur poshtë zërat brenda AAK-së se për këtë ende nuk është vendosur brenda Bllokut.
“Kryesia e LDK-së ka vendosur që kandidati për kryeministër të jetë nga partia jonë”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur se a e kanë pajtimin e AAK-së për këtë, Gashi ka thënë se “besoj se ka qëndrim pozitiv”.
“Duhet të shkojmë në Kuvend, sepse ajo determinon edhe formimin e Qeverisë apo shkuarjen në zgjedhje”, ka thënë Gashi në emisionin “Debat” të RTK-së.
I pyetur se kush do të jetë kandidat për kryeministër i bllokut LVAN, Gashi tha se qëndrimi i LDK-së është që të jetë nga partia e tij.