Isa dhe Ramushi te Presidentja
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë takuar sot sërish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lajme
Në zyrat e Presidentes është diskutuar për situatën e krijuar në vend dhe mundësinë e daljes nga kjo situatë.
Këtë takim të vonshëm për KosovaPress e ka konfirmuar edhe Zyra e Presidencës.
“Takimi i sotëm me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, është zhvilluar në vazhdën e takimeve në Zyrën e Presidentes me qëllim të gjetjes së mënyrës për tejkalimin e ngërçit të krijuar rreth ndërtimit të institucioneve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidencës.