IS vret pengun amerikan Kassing

Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë edhe një tjeëtr të rrëmbyer. Bëhet fjalë për punëtorin humanitar të SHBA-ve, Abdul-Rahman Kassing.

Bota

16/11/2014 10:46

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon se si një militant i maskuar i IS-it qëndron mbi kokën tashmë të prerë të një personi, e që thuhet se është e Abdul-Rahman Kassing.

Punëtori humanitar- i njohur si Peter Kassing para se të konvertohej në islam- u rrëmbye në Siri vitin e kaluar.

Në tetor, në videon e lëshuar nga IS-is, ku u ekzekutua britaniku Alan Henning, në fund të saj shihej se si kërcënohej se radhën e vdekjes e ka Kassing.