IS mund të godasë së shpejti Shtetet e Bashkuara (Video)

20:14 | 6 Tetor 2014

Kreu i FBI, James Corney

Grupi Khorosan mund të godasë shumë shpejt Shtetet e Bashkuara. Këtë nuk e thonë luftëtarët e IS, por James Corney, drejtori i Byrosë Federale të Hetimit. Ai e krahason Khorasan me një metastazë të sofistikuar të Al Kaidës, e cila është e vendosur për shkatërrim dhe besohet të jenë duke punuar për një sulm kundër Amerikës dhe aleatëve.

Khorasan ka punuar dhe mendoj se mund të jetë duke organizuar një sulm për të goditur Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë. Unë nuk mund t’ju them tani nëse plani i tyre është të sulmojnë tani, pas tre muajsh apo tre vjetësh. Por duke pasur parasysh hetimet tona, ne e dimë se ata janë shumë seriozë në arritjen e synimit të tyre për të shkatërruar, tha Corney.

Megjithatë, Corney siguroi publikun se SHBA-të nuk janë aq të ndjeshme si në sulmet e 11 shtatorit, pasi tashmë kanë rritur masat e sigurisë, duke shtuar se sistemet amerikane janë më të mirat për të shfuqizuar çdo kërcënim të mundshëm.

Duke folur për CBS, në emisionin “60 minutes”, Corney konfirmoi se ka një duzinë qytetarësh amerikanë që luftojnë përkrah grupeve ekstremiste dhe se qeveria është në dijeni se kush janë ata.

“Në fund të fundit, një qytetar amerikan, nëse ka pasaportën amerikane, do të kthehet dhe ne do t’i gjurmojmë me kujdes. Këta janë njerëz të cilët kanë menduar ta sjellin terrorizmin në një shkallë globale”.

Grupi terrorist Khorasan është i përbërë nga anëtarë të Al Kaidës, të cilët dyshohet të kenë grumbulluar bomba dhe rekrutuar perëndimorët për të kryer sulme kundër Evropës dhe SHBA-ve.