IS merr nën kontroll një qytet në Sirinë qendrore

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë kontrollin e një qyteti kyç në Sirinë qendrore, pas luftimeve të ashpra me forcat e presidentit Bashar al-Assad.

Bota

06/08/2015 16:43

Kjo konsiderohet si avancimi më i madh që prej se militantët morën qytetin historik të Palmiras në muajin maj, thonë aktivistët sirianë.

Qyteti Qaryatain ndodhet në jugperëndim të Palmiras. Marrja e këtij qyteti, mundëson që militantët e Shtetit Islamik të kenë lëvizje nëpër qytetet që kontrollojnë përreth Palmirës.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se grupi militant Shteti Islamik, e ka marrë kontrollin e këtij qyteti sot, pasi 3 sulme vetëvrasëse me bombë kanë shpërthyer pranë post-blloqeve të ushtrisë një ditë më parë, duke mundësuar që të hiqeshin barrierat dhe të fillonin betejat.

Faqet në internet të aleatëve të gripit militant kanë konfirmuar se militantët kanë marrë kontrollin e qytetit Qaryatain.

Qarayatain shtrihet në rrugën në mes të qytetit Homs, Palmira dhe Damask.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se popullsia e këtij qyteti është e përzierë, me rreth 40,000 myslimanë sunitë dhe të krishterë, gjithashtu ka mijëra persona të zhvendosur nga qyteti Homs./rel