IS humb rafinerinë më të madhe të naftës në Irak

Forcat qeveritare të Irakut e kanë rimarrë kontrollin ndaj rafinerisë më të madhe në këtë vend, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Bota

19/04/2015 11:12

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që kryen sulme ajrore kundër grupit ekstremist, tha se trupat irakiane e kanë rimarrë kontrollin në rafinerinë Baixhi, dje pak para mesditës.

Megjithatë, zyrtarët në provincën Salahudin, ku ndodhet kjo rafineri, thanë se atje ende ka luftime.

Rafineria në Baixhi ka prodhuar afro 175 mijë fuqi naftë në ditë, para se të okupohej nga militantët e Shtetit Islamik, në qershor të vitit të kaluar, kur edhe ishte mbyllur.

Në këtë kohë ishte okupuar edhe qyteti Mosul, transmeton REL.