IS ekzekuton dy “spiunë rusë”
Militantët e Shtetit Islamik e kanë publikuar një video në të cilën shfaqet një djalë i ri duke i ekzekutuar dy burra që thuhet të kenë qenë spiunë rusë.

Bota
Videoja prej shtatë minutash përfshin edhe marrjen në pyetje të dy burrave, të cilët thonë se gjenden në Siri ngase janë dërguar nga Shërbimi Federal i Rusisë (FSB).
Videoja e publikuar nga një rus-folës përfundon me pamjet ku shihet një djalë i ri duke i ekzekutuar dy burra, teksa ka shtënë në pjesën e pasme të kokave të tyre.
Dy spiunët e supozuar rusë flasin rusisht në videon e publikuar.
Njëri thotë se është nga Kazakistani, ndërsa tjetri nuk e tregon kombësinë e tij, por thotë se ka punuar për FSB-në për tetë muaj radhazi para se të shkonte në Siri.
Shërbimi Federal i Rusisë (FSB) nuk ka pranuar të komentojë për videon e publikuar.