Irving megjithatë do të qëndrojë te Brooklyn Nets

Spekulimet për Kyrie Irving nuk kanë të ndalur.

Sport

28/06/2022 09:32

Ylli i Brooklyn Nets lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e LA Lakers, por duket se pak ka të vërtetë nga ato spekulime.

Sipas raportimeve të fundit nga Shams Charania, ylli i Nets do të shfrytëzojë opsionin e tij për 37 milionë dollarë, transmeton lajmi.net.

Lojtari mund ta bëjë këtë duke qëndruar te Nets edhe në sezonin 2022/23.

Irving po anashkalon të gjithë skenarët e mundshëm për të përmbushur kontratën e tij katërvjeçare me Nets.

Kyrie nuk ka pasur angazhimin maksimal në sezonet e fundit edhe si pasojë e pandemisë. /Lajmi.net/