Irving kishte gisht në zgjedhjen e Durant? Reagon ky i fundit

Një nga befasitë më të mëdha në mbrëmjen e djeshme në afatin kalimtar të NBA ishte zgjedhja e Kevin Durant.

Sport

01/07/2019 19:13

Basketbollisti i Golden State Warriors është pajtuar të bashkohet me Brooklyn Nets për 164 milionë dollarë në katër sezone.

Përveç 30-vjeçarit, edhe Kyrie Irving do të bashkohet me Nets nga edicioni i ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Durant dhe Irving kanë një shoqëri të hershme mes vete, teksa u spekulua se ishte pikërisht ish-basketbollisti i Cavaliers ai që e bindi KD të bashkohet te Brooklyn Nets.

Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shkruajtur: ”Asnjë njeri nuk mund të flas apo merr vendime për mua. Mendoni për veten tuaj dhe ju do ta gjeni të vërtetën”.

Absolutisht ky ishte një mesazh direkt për të gjithë ata që mendojnë se Durant e bëri zgjedhjen e tij me ndikimin e faktorëve të jashtëm. /Lajmi.net/