Irving dhe LeBron mund të ribashkohen te Lakers – Kyrie konsideron largimin nga Nets

Sport
Kyrie Irving dhe Brooklyn Nets janë në negociata për të ardhmen e basketbollistit.
Ylli amerikan i Nets, Kyrie Irving nuk ka qenë në elementin e tij më të lartë në aventurën e tij të fundit.
Sipas raportimeve të Shams Charania, Kyrie Irving dhe Nets janë në një fazë të bisedimeve për të ardhmen e lojtarit në Brooklyn, përcjell lajmi.net.
Skuadra pritet t’i hap rrugë shtatë herë ‘All-Star’ për të konsideruar të ardhmen e tij.
Thuhet se LA Lakers dhe New York Knicks janë skuadrat e interesuara për lojtarin.
Në rast të kalimit te Lakers, Kyrie Irving dhe LeBron James do të ribashkoheshin për të kërkuar një tjetër titull kampioni. /Lajmi.net/