Ironizon Haziri: Edhe ne kemi informata që pesë deputetë të PAN-it nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë i ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Lajme

12/07/2017 22:43

 

Ai ka pohuar se ka informata që pesë deputetë të koalicionit PAN që nuk do të dëshirojnë ta votojnë për kryeministër të qeverisë së Kosovës.

“PAN-i thotë se i kanë numrat, por edhe ne themi se kemi informata që pesë deputetë të PAN-it nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër”, ka thënë Haziri.

Ai ka përsëritur se asnjë deputetë prej koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk do ta votojnë Haradinaj për kryeministër.

Haziri ka ironizuar duke thënë se nëse Pal Lekaj i AAK-së thotë i kanë numrat atëherë sigurt është se nuk i kanë.