Ironizimi i Mustafës: Besimin për të parin e partisë e kanë merituar shumë veprimtarë të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur sot rreth Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie që u mbajt dje.

Lajme

04/08/2019 14:01

Mustafa ka thënë se në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, kanë marrë pjesë 350 delegatë.

“Kuvendi ynë unifikoi diversitetin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashkë, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashkë, s’ka kush që na del para”, ka shkruar Mustafa në Facebook, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Veprimtare e veprimtarë të LDK-së. Ju që meritoni respektin më të madh.

Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj. Unë u jam shumë mirënjohës!

Në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, e muratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit dhe ekzistencës dhe veprimit të LDK-së. E trashëguar dhe e kultivuar me kujdes dhe respekt nga Kryetari dhe Presidenti ynë Historik, Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e jonë e përbashkët !

Kuvendi ynë unifikoi diversitetin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashk, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para!

E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm.

Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve! /Lajmi.net/