Ironizimi i fortë i Pal Lekajt për takimet mes VV-së e LDK-së

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka ironizuar me të madhe lidhur me tentativat e dështuara të VV-së e LDK-së për të lidhur koalicion.

Lajme

14/12/2019 21:33

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka cituar një deklaratë të Isa Mustafës në vitin 2014, shkruan lajmi.net.

“Miku im Isa Mustafa mirë e pati thënë në 2014 – “Me kanë lehtë me mbajtë sh’pi, Kola jem i kish mbajtë dy”, ka shkruajtur Lekaj.

LDK e VV nuk arritën në gjuhë të përbashkët për marrëveshje as sot kur zhvilluan një takim tre orësh. /Lajmi.net/